Vlorë, familjet e viktimave përkujtojnë 9 janarin: Tetë trupa u fshehën ose u vranë

Aktualitet

lule-9janarFamiljaret e viktimave përkujtojnë tragjedinë e 9 Janarit 2004 me ane te ceremonive ne qytetin e Vlores.

Me kete rast familjarët e 8 viktimave që nuk u gjetën te cilet vinin nga Malësia e Madhe i kane bere apel qeverisë per zbardhjen e ceshtjes.

"Kemi besim te kryeministri për zbardhjen e ngjarjes pasi Qeveria e vitit 2004 kur ndodhi tragjedia e fshehu ngjarjen. Dyshojme se 8 trupat që nuk u gjetën, u fshehën ose u vranë", kane thene familjaret.

Sipas tyre te afermit kane shumë vite që sillen vërdallë ne kerkim te drejtesise pa arritur asgje ne lidhje me fatin e njerezve te tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kush i fshehu kufomat e 8 të zhdukurve, na gjeni kockat e tyre?", kane thene sot familjaret e viktimave.

Ne 9 janarin e 11 vite më parë pas nisjes me gomone nga Shqiperia, humbën jetën ne det 28 persona nga te cilet trupat e tete prej tyre nuk jane gjetur asnjehere.

ME TE LEXUARAT