Videoja e ngacmimit seksual në QSUT, Policia nis hetimet, reagon ministri Beqja

Aktualitet

abuzim--seksual

Ministria e Shendetesise ka thene se po verifikon video skandalin e publikuar se fundi ne internet ne lidhje me abuzime seksuale ndaj nje pacienteje ne gjendje te rende ne QSUT ne Tirane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një njoftim te dhene për mediat thuhet se ‘Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëj me dije për opinionin publik, se menjëherë pas njohjes me videon e publikuar sot [03/01/2015] pasdite në disa rrjete sociale dhe portale on-line të mediave shqiptare, ku aludohet për abuzim seksual nga disa të rinj me një paciente, – një akt i cili supozohet të ketë ndodhur në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, – me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve, nëse vërtetohet diçka e tillë’-thuhet në njoftim.

Më tej njoftimi sqaron se ky grup pune kryesohet nga Zëvendësministrja Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e institucionit të Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore. ‘Ministria e Shëndetësisë do të informojë në vijimësi për ecurinë e punës për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe masat e mëtejshme në këtë drejtim’-thuhet në njoftim.

Policia fillon hetimet per skandalin

Policia e Tiranes deklaroi nisjen e hetimeve ne lidhje me pamjet filmike te nje videoje e cila eshte publikuar ne rrjetet sociale diten e sotme ku dyshohet se nje paciente e pazonja dhe e pavetedijshme eshte ngacmuar seksualisht ne QSUT.

"Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambjentet e Qëndrës

Spitalore "Nënë Tereza", në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale", thuhet ne deklaraten e policise.

Sipas kesaj deklarate, hetimet kanë nisur për veprën penale "Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 108/a

paragrafi II-te i Kodit Penal ndersa materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në videon e regjistruar me telefon, shihen tre djem të cilët abuzojnë me një vajzë, e cila është e shtrirë pa ndjenja në krevat.

Postuesi thotë se videoja është xhiruar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nenë Tereza”, por kjo mbetet për verifikim.

Videoja është publikuar tashmë në rrjetet sociale, ku në disa fragmente shfaqen fytyra e vajzës si dhe të dy nga tre djemtë që abuzojnë me pacienten.

ME TE LEXUARAT