Vrau katër veta në lokal në Tiranë, Kostandin Xhuvani i shpëton burgut përjetë

Aktualitet

kostandin-xhuvani-gjyqGjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e të akuzuarit për gjykim të shkurtuar ndaj tij.

Sipas gjykatës çështja do të zgjidhet me gjendjen ne te cilen jane aktet e paraqitura nga ana e prokurorise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhuvani është nën akuzë për vrasjen e katërfishtë të ndodhur më 4 nëntor të vitit 2014 në lokalin “Ategrand” në rrugën e Elbasanit, ku mes viktimave ishte dhe shoku i tij Arbër Demiraj.

Viktimat e tjera ishin Ena Xhaji, Edison Jaho dhe një shtetas italian Gianpaolo Azzolo.

Vetë Xhuvani në seancën e 2-të gjyqësore pranoi fajsinë duke kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa prokuroria kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese me argumentin se hetimet për ngjarjen janë ende të pa përfunduara.

Pranimi i kerkeses per gjyq te shkuruar ndaj Xhuvanit, i mundeson atij shmangien e denimit me burg te perjetshem te cilin e rrezikonte nese gjykohej normalisht me akuzen e kater vrasjeve ne rrethana cilesuese.

Pranimi nga gjykata i kerkeses per gjyq te shkurtuar, i siguron Xhuvanit uljen e nje te tretes se denimit te parashikuar nga ligji per akuzen e ngritur ndaj tij. Ne kete menyre ai i shpeton burgosjes per jete per masakren e ndodhur ne 4 nentor ne lokalin Ante Grand ne Tirane.

ME TE LEXUARAT