Ushtria afgane, fajtore për viktimat në ceremoninë martesore

Bota

afNjë zyrtar i lartë rajonal thotë se ushtarët afganë duhet të fajësohen për vrasjen e së paku njëzet personave, të cilët po merrnin pjesë në një dasmë në provincën jugore Helmand.Rrerth njëzet persona janë vrarë, shtëmbëdhjetë nga të cilët gra e fëmijë dhe rreth pesëdhjetë persona të tjerë janë plagosur të mërkurën, si rezultat i shkrepjes së një rakete gjatë luftimeve ndërmjet militantëve talibanë dhe ushtarëve të qeverisë së Afganistanit.

Mohammad Jan Rasoulyar, zëvendësguvernator në Helmand, ka thënë se trupat afgane kanë gjuajtur mortaja, teksa po i sulmonte militantët të cilët në të njëjtën zonë e kanë sulmuar një pikë kontrolli të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa ka folur për agjencinë AFP, Mohammad ka thënë se trupat e ushtrisë afgane janë përgjegjëse për hedhjen e raketave dhe vrasjen e civilëve.

Katër ushtarë, në mesin e të cilëve dhe një komandant, janë arrestuar në lidhje me sulmin dhe janë dërguar në kryeqytetin e provincës Lashkar Gah. Dhjetëra afganë kanë protestuar të enjten tek vendi ku ka ndodhur sulmi. REL

ME TE LEXUARAT