U zhduk në Karavasta natën e Vitit të Ri, gjendet i mbytur 25-vjecari

Aktualitet

karavastaaaNjë i ri që humbi kontaktet me familjen e te afermit që nga mbrëmja e 31 dhjetorit, është gjetur i vdekur në lagunën e Karavastasë diten e sotme.

Policia tha se ka gjetur sot në ujërat e lagunës, trupin e pajetë të 25-vjeçarit Arbër Ismaili, i cili rezultonte i zhdukur që prej 31 dhjetorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Behet me dije se 25-vjeçari dhe shoku i tij Klodi Dervishi kishin shkuar për peshkim dy ditë më parë në lagunën e Karavastasë, por nuk ishin kthyer më në shtëpi.

Trupi i pajetë i Klodi Dervishit u gjet më 31 dhjetor nga peshkatarët në lagunë, ndërsa prej dy ditësh vijonin kërkimet për gjetjen e shokut të tij.

Të rinjtë nga fshati Kryekuq po peshkonin në lagunë ndersa u mbytën mbrëmjen e fundit të 2014-ës. Mendohet se ata hyne ne uje dhe u mbyten per shkak te temperaturave teper te ftohta te ujit.

ME TE LEXUARAT