Transballkanikja, banorët kundër shpronësimit: Do digjemi me benzinë

Aktualitet

ballkanikjaAksioni i Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka hasur sot në rezistencën e 130 familjeve të lagjes “Kushtrimi”, të cilët preken nga bashkimi i rrugës Transballkanike me autostradën.

Banorët protestuan kundër shpronësimeve, duke mos lejuar kështu prishjen e banesave të planifikuara nga Inspektoriati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata shprehen se nuk janë dakord me këtë projekt, ndërkohë IKMT u ka lënë afat 5 ditë që të dalin nga banesat.

“IKMT na ka lënë pesë ditë kohë të dalim nga banesat, kjo është e pamjaftueshme, të ishim lajmëruar një muaj më pare”.

Përkundër afatit të lënë, banorët mbeten të vendosur për të mos lëshuar banesat, duke kërcënuar me vetëflijim.

“Do të digjemi me benzinë, Kryeministri të vijë të shikojë gjendjen tonë”.

Në dhjetor të 2014, Qeveria vendosi që të shpronësojë për interes publik të gjithë pronarët që do të preken nga kjo rrugë.

ME TE LEXUARAT