Trafikanti kapet në doganë me 94 iPhone të fshehur në trup

Soft

trafikanti-iphoneNjë person i dyshuar si kontrabandist u përpoq t’i fuste 94 iPhone në Kinë vjedhurazi. Ai i ka fshehur nën rroba aparatet telefonike pasi ishte mbështjellë pothuajse i tëri me ta.

Skema në fjalë dështoi kur punonjësit e doganave vënë re ecjen e tij të pazakontë.

Fotografitë tregojnë trafikantin duke qëndruar në këmbë me pantallona e tij të zhveshur, përderisa oficerët zbulojnë numrin befasues të celularëve të bashkëngjitur në trupin e tij.

Ai u kap në Portin Futian, një port i emigracionit, në hyrje të kufirin midis Kinës kontinentale dhe Hong Kongut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Doganierët ngriten dyshimin pasi panë një pasagjer mashkull me “sjellje të çuditshme në këmbë, ngurtësi dhe tensionim të muskujve", raporton Huffington Post.

Kontrabanda sipas ligjit të Hong Kong, ku ky njeri thuhet të jetë zënë, mund të dënojë me burg deri në shtatë vjet dhe më gjobë të lartë prej 170 mijë euro.

Sipas raportimeve, e ashtuquajtura 'forca e blinduar celulare' është një taktikë mjaft e zakonshme për kontrabandistët e telefonave.

Të gjithë iPhone Apple, në të vërtetë, prodhohen në Kinë nën kontratë, para se të transportohen në vende rreth botës, por që të blesh një të tillë në Kinë mund të jetë sfidë.

Jo shumë kohë më parë, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë ishte përmes tregut të zi.

ME TE LEXUARAT