Tevez: Ja ku do të luaj deri në 2016

Sport

tevez-juveSulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez nuk planifikon që në Torino të qëndrojë edhe pas përfundimit të kontratës aktuale, e cila i skadon në verën e vitit 20126.

“Dua të qëndroj deri në fund të kontratës sime, ky është plani im. Tash për tash nuk dua të vazhdoj kontratën, kështu ndihem në këtë moment”, ka thënë qendërsulmuesi 30-vjeçar, i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i Juventusit në Serie A.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pyetjen nëse planifikon të kthehet te Boca Juniors, Tevez është përgjigjur: “Është vështirë të thuhet në këtë kohë. Po luaj në nivel të lartë dhe më e rëndësishmja për mua është të jem i qetë dhe të kënaqem me këtë që po e kaloj. Spekulimet e vazhdueshme po më nevrikosin”.

Karrierën profesionale Tevez e ka filluar pikërisht te Boca Juniors, skuadër për të cilën luajti në periudhën 2001-2004, për të vazhduar pastaj te Corinthians, West Ham, Manchester United, Manchester City dhe së fundi te Juventusi.

Për kombëtaren argjentinase është paraqitur në 66 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

ME TE LEXUARAT