Talenti i kombëtares shqiptare transferohet në Francë

Sport

lenjani15Karriera e Ermir Lenjanit, merr një kthesë të paparashikueshme. Ndërkohë që mediat gjermane dhe ato italianë flisnin për arritjen e mundshme të marrëveshjes me Shutgartin apo Veronën, futbollisti i kombëtares firmosi me francezët e Rennes duke u larguar nga ekipi zviceran i St.Gallenit.

Mbrojtësi i kuqezinjve pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, lajm që u konfirmua dhe nga ana e trajnerit të këtij ekipi Jeff Saibenen, nënshkroi dhe marrëveshjen që e lidh me klubin nga “Route de Lorient”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë mediat në Francë zbulojnë se skuadra e Rennes ka qenë e detyruar për blerjen e një lojtari anësor, pasi për rreth një muaj do të mungojë Cheick M'Bengue, i cili është grumbulluar nga Senegali në Kupën e Kombeve të Afrikës Ermir Lenjani ishte pjesë e Saint Gallen që nga janari i 2012 dhe gjatë dy viteve me këtë skuadër është aktivizuar në total në 61 ndeshje, duke shënuar 2 gola.

Viti 2014 ishte mjaft i sukseshëm për të në aspektin professional pasi jo vetëm debutoi me kombëtaren por gjithashtu u konsiderua si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të pjesës së parë të edicionit elimitor të Euro 2016, ndërkohë që 2015 nis tashmë me një hap cilësor në karrierën e tij, teksa transferohet në një kampionat më cilësor se ai zviceran.ssport

ME TE LEXUARAT