Sulmi terrorist në Francë, rriten masat pranë ambasadave në Tiranë

Aktualitet

ambasada-trSulmi terrorist qe tronditi mbare boten një dite me pare ka sjelle rritjen e nivelit te sigurisë jo vetëm ne Francë. Edhe ne Shqipëri, ne te gjitha selite ku ndodhen ambasadat e huaja, janë shtuar masat e gadishmerise.

Burime zyrtare te Policisë se Shtetit bëjnë te ditur se janë ndërmarrë veprime për te rritur edhe me tej sigurinë me selite diplomatike dhe ne objektet e rendesise se veçante. Siguria është koordinuar edhe me stafet e ambasadave, ku është vene re nje prani e shtuar e efektiveve te komisariateve, sidomos ne ato përfaqësi diplomatike qe nuk ndodhen ne bllokun e ambasadave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë konfirmuan se prej ditës së djeshme është hartuar një plan i detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje jo vetëm pranë ambasadave por edhe rezidencave të tyre.

Vëmendje po i kushtohet edhe rritjes se sigurisë ne qendrën e trajtimit te azilkërkuesve ne Babrru. por aktualisht, nuk ka sinjale apo te dhëna te tjera për veprime me tendenca ekstremiste.

ME TE LEXUARAT