Sony prezanton serinë e televizorëve më të hollë në botë

Teknologji

sonyKompania Sony prezantoi në panairin CES në Las Vegas serinë e re të televizorëve BRAVIA, që sipas kompanisë, bëjnë pjesë “televizorët më të hollë në botë”. Kompania prezantoi gjithsej 11 televizorë të ri 4K BRAVIA, por seritë X9000C janë më të mirët të krijuar nga Sony.Seritë X9000C kanë përmasa 55 inç, 65 inç dhe 75 inç. Këta televizorë janë vetëm 4.9 mm të hollë. Të gjithë televizorët e rinj që Sony prezantoi në panairin CES 2015 përfshijnë ‘Procesorin 4K X1′ të kompanisë.

Ata vijnë gjithashtu me Android TV- platforma e ekraneve të mëdhenj që bazohet në sistemin operativ Android 5.0 Lollipop. Android TV ofron mbështetje për ndërveprimet zanore, si dhe qasje në sistemin e Google Play, aplikacioneve të palëve të treta dhe lojërave me shumë lojtarë. Sony nuk i ka zbuluar akoma çmimin dhe datën e daljes në treg të këtyre pajisjeve.

ME TE LEXUARAT