Skandali në QSUT, arrest me burg Evarist Pashës, detyrim paraqitjeje dy të tjerëve

Aktualitet

skandali-seksual-qsutMe kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Evarist Pasha (dtl.1990), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi seksual”, si edhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasit P. Kaço (dtl. 1997) dhe A. Bocaj (dtl.1996), të akuzuar për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Të tre personat janë të dyshuar si të përfshirë, në pozita të ndryshme, në rastin e një videoje të regjistruar në Prill 2014 në spitalin publik të Tiranës, ku dallohet qartë që i dyshuari Pasha dhe dy persona të tjerë, të shpallur në kërkim, kanë ngacmuar seksualisht një vajze të re, e cila ishte në një situatë humbje vetëdijeje, pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme alkoli. Për dy shtetasit e tjetër, Kaço dhe Bocaj, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se kanë konsumuar veprën penale “moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë në dijeni të ngacmimit seksual të bërë nga 3 personat e tjerë dhe nuk kanë kallëzuar këtë vepër penale.

Hetimi ka filluar në datë 05.01.2015, në bazë të materialit referues të Policisë së Tiranës. Tre personat, për të cilët janë vendosur masat e sigurisë si më lart, kanë qenë të ndaluar nga Policia e Shtetit. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të cilët, bashkë me personin nën hetim Evarist Pasha, dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT