Shtatzëna, mos flini në shpinë – është e rrezikshme

Soft

femraFemrat shtatzënë që flenë në shpinë kanë pesë herë rrezik më të madh që në jetë të sjellin fëmijë të kequshqyer ose të vdekur, ka treguar studimi i kryer në kohën e fundit.

Për t’u reduktuar rreziku në shtatzëni, mjekët kanë këshilluar nënat e ardhshme që nëse flenë në shpinë të ndryshojnë pozitën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nxitja e femrave shtatzënë që flenë në shpinë për të ndryshuar pozitën gjatë gjumit është me të vërtetë qasje e thjeshtë dhe e lehtë për të reduktuar numrin e fëmijëve të lindur të vdekur”, ka thënë autori i studimit Louise O'Brien nga Universiteti Michigan, përcjell “Daily Telegraph”, transmeton koha.net.

Studimi është kryer në Afrikë dhe Zelandë te Re, me anketimin e femrave menjëherë pas lindjes.

Kështu, fjetja në shpinë te femrat shtatzëna çon deri te shtypje dhe kompresimi i mitrës në venën e madhe të barkut, që parandalon kthimin e gjakut në zemër dhe mushkëri.

ME TE LEXUARAT