Shpërthim në Kabul, cak automjeti i BE-së

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

kabulNjë makinë bombë ka goditur një automjet policor të Bashkimit Evropian në Kabul, duke lënë të vdekur një kalimtar afgan. Misioni policor i BE-së në Afganistan, apo EUPOL, thotë se shpërthimi ka ngjarë në kohën kur shoferi i një makine të mbushur me eksploziv, kishte vënë në shënjestër një automjet të misionit në afërsi të selisë në Kabul.

Askush nga personat që kanë qenë në automjet nuk është lënduar por, përveç një të vrari, janë plagosur edhe pesë civilë. Nëpërmjet rrjetit social Twitter, talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm. Sulmi ka ngjarë një ditë pasi që misioni luftarak i NATO-s i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e ka përfunduar misionin në Afganistan.  Kabuli ka qenë cak i sulmeve të javëve të fundit nga ana e talebanëve. REL

ME TE LEXUARAT