Serbia kërcënon: Prishtina mos t’i fus duart në Trepçë

Kosovë&Rajon

trepDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Serbia do të di se si ta mbrojë Trepçën, pasurinë e saj dhe popullin e saj në Kosovë. “Reagimi unë i sotëm është një lloj paralajmërimi për qeverinë krahinore që most a bëjë këtë, që të tentojmë që t’iu ikim komplikimeve të metutjeshme, kurse ne do të dimë se si ta mbrojmë pasurinë dhe popullin tonë”, ka thënë Gjuriq për RTS, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se Trepça është shtylla kryesore e ekonomisë serbe në veri të Kosovës dhe se atje punojnë 4000 njerëz.

“Ne e kemi të pamundur që të mendojmë se dikush nga Prishtina po tenton që ta merr kontrollin ndaj Trepçës dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të implementohet, kurse në kuptimin politik kjo mund t’i komplikojë shumë gjërat… Ende ka gjasa që kjo situatë mos të eskalojë dhe mos të shkojë në drejtim të padëshiruar”, ka kërcënuar Gjuriq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka shtuar tutje se rreziku i veçantë lidhet me ligjin e paqartë, që ka të bëjë me kompentencat e Qeverisë së Kosovës për secilën ndërmarrje shoqërore, të cilat mund të shndërrohen në pasuri të shtetit të Kosovës dhe më pas me ato të menaxhohet.

“Ne nuk do të pranojmë diçka të tillë, marrë parasysh se Trepça gjendet në very të Kosovës, dhe se pjesa më e madhe e pasurisë minerare gjendet nën Serbinë qëndrore. Ky vendim është plotësisht i papranueshëm dhe krijon komplikime politike dhe të krijohet presion shtesë, si dhe mos të ketë paqe ndërmjet serbëve”, ka thënë Gjuriq.  RTK

ME TE LEXUARAT