Sëmundje e rrallë: Prej tetë vitesh jeton të njëjtën ditë

Soft

truriE keni parë filmin “Groundhog Day” të vitit 1993 me protagonist aktorin Bill Murray i cili mbërthehet në një cikël ngjarjesh të përditshme? Çdo ditë ai zgjohej në mëngjes dhe i ndodhnin të njëjtat gjëra që i kishin ndodhur një ditë më parë. Është ajo që po i ndodh, prej 8 vitesh një 23-vjeçari britanik i cili është mbërthyer në një “deja vu” të vazhdueshme.

Ky fenomen quhet “njohja e falsifikuar” që bazohet në ndjesinë e gabuar se i ke jetuar këto ngjarje në të kaluarën dhe se po të ndodhin njëlloj edhe në këtë moment. Është gazeta shkencore “Journal of Medical Case Reports” në Londër që e ka sjellë këtë rast të çuditshëm duke e konsideruar si “rastin e vetëm” në literaturën mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raporti flet për një epilepsi të lobit temporal, ndërsa arsyet kanë të bëjnë më shumë me natyrën psikologjike të paraprirë nga gjendja e ankthit dhe depersonalizimit.

Ajo që është më e keqja e kësaj sëmundjeje është se personi në fjalë është i vetëdijshëm që ka mbetur në këtë rreth vicioz ngjarjesh dhe që nuk ka humbje të kujtesës. Gazeta shkruan se kjo “deja vu” e vazhdueshme e ndalon të shohë TV, të dëgjojë radio, të lexojë pasi kujton se këto gjëra i ke parë dhe dëgjuar edhe më parë”.

Djali në fjalë ka vuajtur prej vitesh nga shqetësime të ankthit si dhe nga një formë e avancuar e germofobisë, e cila ishte klasifikuar si “shqetësim obsesiv kompulsiv”.

 

Frika e tij është rritur me kalimin e viteve dhe në Universitet ajo u bë edhe më intensive. Sidomos kur përdori vetëm një herë drogën LSD. Pasi la provimet ai iu nënshtrua një kure mjekësore, por ajo ndjesia e “deja vu” nuk iu largua kurrë dhe po e shoqëron çdo ditë.

ME TE LEXUARAT