Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të premten në Kosovë

Kosovë&Rajon

NATONjoftohet se të premten, më 23 janar, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë Kosovën. Sipas njoftimit ai gjatë vizitës në vendin tonë ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo.

Po ashtu, ai do të takohet edhe me trupat e KFOR-it dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sekretari i Përgjithshëm pritet të ketë takime me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, ministrin Branimir Stojanoviq dhe Haki Demollin.

ME TE LEXUARAT