Samsung hedh në treg telefonin e ri "Galaxy Grand Neo Plus"

Teknologji

samsung-galaxy-neoKompania Samsung prezantoi këtë javë Galaxy Grand Neo Plus, një telefon jo shumë i shtrenjtë, që nuk të impresionon me specifikat dhe dizajnin e tij.

Ky është një pasardhësi i Grand Neo, që u prezantua vitin e kaluar. Modeli Grand Neo Plus me numër GT-I9060I, ofron dy vende për karta SIM. Ai ka ekran 5 inç me rezolucion 480 x 800 piksel, fuqizohet nga procesori Broadcom me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz.

Ai ka edhe kamera ballore 2 megapiksel dhe kamera të pasme 5 megapiksel me blic LED. Pjesë e karakteristikave të tij janë dhe lidhja HSPA+, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2100 mAh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është telefoni i dytë inteligjent i Samsung-ut që bën pjesë tek seritë Galaxy Grand të prezantuar gjatë këtij viti, pas Galaxy Grand Max.

ME TE LEXUARAT