Ruçi e Vasili letër Nishanit

Politikë

letra2Mazhoranca paralajmëron serish rrëzimin e dekreteve te presidentit Bujar Nishani per 2 vendet vakante ne Gjykatën e Larte. Ne ditën e fundit te afatit qe kreu i shtetit u kishte vendosur partive parlamentare per te dorëzuar sugjerimet per kriteret qe kandidatet per ketë Gjykate duhet te plotësojnë, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili nëpërmjet nje letre i kane kërkuar kreut te shtetit te rihape procesin. Ne këtë letër, mazhoranca i ka kujtuar presidentit nishani 5 dekretet e rrezuar nga kuvendi deri me tani si dhe arsyet qe shumica ndryshoi ligjin per Gjykatën e Larte ne mënyrë qe procesi te prodhonte gjyqtare me integritet dhe profesionalizëm. Ruci dhe Vasili i kane kërkuar kreut te shtetit Nishani te prese hyrjen ne fuqi te këtyre ndryshimeve e te nise përzgjedhjen e kandidateve per Gjykatën e Larte vetem pasi ligji te hyje ne fuqi të rihapet procesi i kandidimit në funksion të ndryshimeve të reja të bërë me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë” të ndryshuar; procesi përzgjedhës e konsultues të jetë sa më transparent, nëpërmjet një seleksionimi korrekt e të paanshëm, bazuar në kushtet e kritere ligjore, duke respektuar fort kriteret objektive dhe kriteret shtesë, bazuar në listën e konkurrentëve, në përputhje me kërkesën kushtetuese për kualifikim të lartë. Por ligji per Gjykatën e Larte i miratuar nga shumica ende pret firmën e Presidentit te Republikës per te hyre ne fuqi dhe ende eshte e paqarte nese Presidenti do ta dekretoje apo do ta ktheje ate per rishqyrtim. Ne keto ndryshime ligjevenesi ka parashikuar ngritjen e nje këshilli prane kreut te shtetit i cili do te merret me vlerësimin e kandidateve per anëtare te Gjykatës se Larte. Prej nje viti ne kete Gjykate jane 3 vende vakante te cilat nuk po plotësohen per shkak te ngërçit mes presidentit dhe shumicës qeverisëse. Vizionplus

ME TE LEXUARAT