Rehabilitimi, Ozil: Jam gati të kthehem në fushë

Sport

ozilAnëtari i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se e ka të vështirë t’i shikojë ndeshjet e skuadrës së tij derisa po rehabilitohet pas lëndimit që e pësoi kohë më parë.

Ai është jashtë fushës së lojës që nga muaji tetor, ndërsa është afër rikthimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kësaj periudhe Arsenali pati rënie dhe ngritje, ndërsa vitin 2015 e nisi me humbje (0:2) nga Southamptoni.

“Kam punuar shumë dhe më në fund do të kthehem në lojë. Për mua ishte vështirë t’i shikoj ndeshjet dhe të mos jem në fushën e lojës”, është shprehur Ozil.

Ai vlerëson se viti i kaluar ishte mjaft i frytshëm për të.

“Dua t’i ndihmoj dy skuadrat e mia, Arsenalin dhe kombëtaren gjermane. Në Ligën Premiere gjithçka është e mundur e po ashtu jemi ende në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, me Gjermaninë duhet të fillojmë me fitore në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Në vitin tim të parë tek Arsenali skuadra e fitoi Kupën FA, për herë të parë pas nëntë vjetësh. Në Rio me Gjermaninë e fituam titullin e kampionit botëror. Kjo nuk është pak”, ka theksuar Ozil.

ME TE LEXUARAT