Rama: Padi të dyfishtë Ristanit dhe Palokës! Nëse nuk faktojnë gjë duhen dënuar

Politikë

edi_rama2014Zyra juridike e Kryeministrit Edi Rama njoftoi se po përfundon dokumentin e padisë së dyfishtë, penale dhe civile, për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, dhe një padi tjetër të dyfishte për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani. “Edhe Arben Ristani do të paditet për të njëjtën shpifje monstruoze përmes të cilës, të dy shpifësit profesioniste tanimë edhe figura të larta zyrtare të PD, synojnë të lidhin në mënyre kriminale botën e krimit me qeverinë e personalisht me Kryeministrin. Kjo përpjekje e orkestruar për të përdorur krimin kundër qeverisë dhe Kryeministrit, kërkon një hetim serioz penal e po ashtu edhe një gjykim të plotë civil”, thuhet në njoftim.

Ashtu si lideri i grupit të PD edhe lideri organizativ i saj, vijon deklarata, duhet të provojnë me patjetër para prokurorëve dhe gjykatës akuzat e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shqipëria nuk mundet kurrsesi të ketë një Kryeministër të lidhur në çfarëdo forme qoftë me krimin. Shqiptarët meritojnë transparencë të plotë për gjithçka kanë dëgjuar nga zyrtarët më të lartë të PD.

Kryeministri Edi Rama i siguron që të gjithë se një provë e vetme e kësaj natyre, mjafton që ai të tërhiqet nga detyra e nga politika dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. Por nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë është i vendosur të përballet deri në fund me mjetet e ligjit, kundër kësaj politike të rrezikshme që synon kriminalizimin e politikës në sytë e shqiptarëve dhe më keq akoma, synon të përdorë krimin për interesa mjaft të errëta dhe kërcënuese për shoqërinë”, thekson deklarata.

Duke garantuar të gjithë shqiptarët pa dallim, se kjo qeveri po e lufton dhe do ta luftojë krimin e shkeljen e ligjit nga kushdoqoftë, Kryeministria thotë se gjithnjë e më fort, Kryeministri i garanton po ashtu shqiptarët se klithmat antikrim të opozitës janë shprehje inkurajuese e faktit se po tronditen themele të forta të bashkëpunimit të vjetër mes politikës e krimit.

 

ME TE LEXUARAT