Rama: Majori shqiptar drejtoi helikoterin me drogë, vinte nga Maroku

Aktualitet

rama_kuvend14Nga foltorja e Kuvendit Kryeministri Edi Rama deklaron se Ministria e Jashtme është njoftuar për një lajm se forcat spanjolle kanë rrëzuar një helikopter me drogë që vinte nga Maroku dhe drejtuesi i helikopterit është major i Forcave të Armatosura shqiptare.

Burime nga ministria e Jashtme bëjnë të ditur se majori i cili drejtonte helikopterin është Sokol Feka

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

“E mora fjalën se para pak minutash Ministria e Jashtmje është njoftuar për një ngjarjen të rëndë në Spanjë, ku strukturat e gardës civile spanjolle kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës dhe piloti i helikopterit është një Major i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh. Një ndër pilotët më të besuar. Çfarë sensi ka që ne t’i hyjmë një grindjeje a është majori juaj apo i yni?  Duke marrë shkas nga kjo kam një pyetje shumë të thjeshtë. Ky Major është në strukturat e  FA prej 18 vitesh, gradën e Majorit e ka marrë në 2009 dhe është një nga pilotët më të besuar të FA. Tani çfarë sensi ka që ne ti hyjmë një grindje a është Majori juaj, a është Majori ynë? Dhe këtë pyetje e bëj për të shkuar pak më tutje lidhur me diskutimin absurd që u zhvillua këtu dhe me përpjekjen absurde për të mohuar një avancim serioz të vendosur dhe të gjithëpranuar botërisht të Shqipërisë në një luftë të paepur të shtetit me krimin dhe posaçërisht me drogën.Sigurisht që të gjitha qeveritë edhe qeveria paraardhëse mund të rendisin  rezultatet e tyre. Dhe sigurisht që lufta me krimin dhe lufta me drogën nuk ka filluar në 23 qershor të 2013, por e ka shoqëruar rrugën e  përpjekjes së shtetit prej vitesh. Ama është e paimagjinueshme që të mund të vihet në diskutim se me votën e 1 milion shqiptarëve dhe me krijimin e  qeverisë së Alencës për Shqipërinë Europiane beteja me krimin dhe drogën ka hyrë në një fazë të panjohur më parë”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT