Rama: Gjyqësori ti cilësojë akte terrori sulmet ndaj shtyllave elektrike dhe shpërthimet me tritol

Aktualitet

ramaI pranishëm në tryezën e thërritur nga Presidenti Bujar Nishani për masat që janë marrë në kuadër të rrezikut nga sulmet terroriste, Kryeministri Edi Rama tha se nuk duhet parë e shkëputur lufta ndaj pjesëtarëve shqiptarë që marrin pjesë në fushatat terroriste me aktet e terrorit brenda vendit.

“Vepra të tilla si sulmet me tritol ndaj linjave të furnizimit me energji elektrike, sulmet me tritol në mes të qyteteve dhe trafiqet e drogës janë figura krimi që cilësohen si terror. Janë vepra me të cilat jemi ndeshur shumë vitet e fundit por sistemi i drejtësisë ka qenë i rezervuar ti vërë emrin këtyre akteve barbara duke hezituar ti quajë terror. Këto akte cënojnë sigurinë kombëtare. Në një rast është arritur deri në absurd, që një subjekt i këtij juridiksioni ka rrezikuar të përfundojë në gjykatën administrative për 5 ton ekskloziv të humbur në një depo ushtarake. Krimi i organizuar dhe terrorizmi shfaqen aq të lidhur sa në thelbin e sigurisë kombëtare paraqesin një kërcënim të vetëm”, u shpreh Kryeministri.

ME TE LEXUARAT