Rama: Bllokimi i rrugëve? Forma më e ulët e protestës nga PD

Aktualitet

rama-tv-francezKryeministri Edi Rama deklaroi se ajo çka bëri ditën e sotme opozita në Shqipëri ishte forma më e ulët e protestës. “Opozita krijoi vështirësi për shërbimin e urgjencës. Për sa i takon naftës, është një debat i stisur dhe me një dozë të madhe hileje Brenda. Çmimi i naftës në Shqipëri ka rënë 20%, edhe dje ka regjistruar një ulje të tjetër. Ka rënë 20% krahasuar me një vit më parë. Sigurisht kjo lidhet me konjukturën ndërkombëtare por kur ajo ishte e favorshme në të shkuarën për të bërë ulje çmimi ajo nuk ndodhi ndonjëherë. Nuk është debat që bën sens pasi sot shqiptarët e paguajnë naftën më pak”, u shpreh Kryeministri për emisionin “Shqip”.

Sipas Ramës, nëse do të hiqej taksa e qarkullimit dhe ajo e karbonit duke u marrë veç dhe jo brenda çmimit të naftës, çmimi i naftës del më i ulët krahasuar me vendet e rajonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çmimi i naftës është ulur dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se krahasimi me vendet e rajonit nuk vlen në të njëjtën kohë pasi shqiptarët paguajnë brenda çmimit të naftës edhe taksën e karbonit dhe qarkullimit. Vendet fqinje nuk e kanë këtë lloj takes brenda strukturës së çmimit të naftës por merret jashtë tij”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT