Qyteti më i madh kinez mysliman ndalon burkat

Soft

burkaQyteti i Urumqit në Kinë, ku myslimanët përbëjnë pothuajse gjysmën e popullatës, ka ndaluar bartjen e burkave në publik.

Kjo ndalesë për herë të parë u propozua gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas nga ligjvënësit lokalë dhe kaloi të shtunën. Është e paqartë se kur do të hyjë në fuqi ky ligj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, thotë se ndalesa u vë për shkak se burkat e zeza nuk janë veshje tradicionale për banorët etnikë Uighur në Urumqi. Ndalesa ka për qëllim dekurajimin e ekstremizmit që ua ndalon femrave të veshin fustanet e tyre tradicionale shumëngjyrëshe, raporton agjencia Xinhua, transmeton Koha.net.

Ky qytet nuk është vendi i vetëm në botë që ndalon bartjen e burkave në publik, që është një veshje tradicionale për femrat myslimane që i mbulon ato nga koka në këmbë, përfshi edhe fytyrën. Franca dhe Belgjika kanë kaluar ligje të ngjashme.

Në Francë nuk lejohet asnjë mënyrë e mbulimit të fytyrës, qoftë ajo me burka, vello apo me helmeta të motoçiklistëve në vende publike.

ME TE LEXUARAT