Publikohen pamjet brenda tragetit që mori flakë në det

Bota
Publikohen pamjet brenda tragetit që mori flakë në det

Brindisioggi.it ka bere publike pamjet nga brenda tragetit qe mori flake ne det ne fund te dhjetorit 2014.

Videoja sipas medias italiane dëshmon kaosin që ka mbizotëruar në kuvertën e anijes. Rroba, shapka, batanije, kuti dhuratash të hedhura e mbeturina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet njoftojne se kërkimet po zhvillohen ende ndersa nuk janë gjetur viktima të tjera brenda ndaj numri i të vdekurve nga tragjedia shënon 11.

Trageti Norman Atlantic, tashmë i sekuestruar, i rimorkiuar nga “Marietta Barretta” dhe shoqëruar nga dy rimorkiatorë të tjerë, ka hyrë në portin e jashtëm të Brindisit.

Hetuesit kanë gjetur më pas kutinë e zezë, provën e parë për të arritur në zbulimin e shkakut të zjarrit dhe dinamikën e ngjarjeve.

Ne bordin e tragetit te linjes Greqi-Itali ndodheshin 478 persona ne momentin e renies se zjarrit, perfshi edhe 15 shtetas shqiptare.

ME TE LEXUARAT