Provimet e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit publikon udhëzimin e ri
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një udhëzim për Maturën Shtetërore 2015 dhe pranimin në shkollat e larta publike për shkollat jo profesionale.
KLIKO - UDHEZIMI I MAS PER PROVIMET E MATURES
Sipas udhëzimit lëndët e provimeve të detyruara për të gjithë maturantët do të jenë: Gjuha dhe Letërsia Shqipe, Matematika dhe Gjuha e Huaj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar D3, është: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Gjuha e huaj qe do të jepet provim, do të pasqyrohet në Formularin A1. / A1Z. Kandidatët e vitit të kaluar, që rezultuan mbetës në D3, janë të detyruar ta ri japin këtë provim. Kandidatët e tjerë, që aplikojne rne AlZ, nuk do ta rijapin provimin e detyruar D3.
Maturantët kanë të drejtë të zgjedhë 2 lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo ato.