Policia: Organizatorët nuk kërkuan shpërndarjen e protestës

Kosovë&Rajon

protGjatë mbajtjes së protestës para Teatrit Kombëtarë ku ishin rreth 7.000 (shtatë mijë) protestues, janë mbajtur disa fjalime nga personalitete të ndryshme. Gjatë kësaj kohe një numër i protestuesve kanë hedhur gjësende të ndryshme, duke përfshirë mjete të forta në drejtim të objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Si pasojë e hedhjeve të mjeteve të ndryshme, në bazë të informacioneve të deritanishme, Policia e Kosovës thotë se janë lënduar lehtë tre zyrtarë policorë si dhe janë dëmtuar/thyer një numër i konsiderueshëm i xhamave të objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës (RKS).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Njësitet policore, bazuar në mandatin e tyre ligjor, kanë vepruar dhe njëherësh kanë ndaluar protestuesit që në forma të dhunshme kanë tentuar të hyjnë, të dëmtojnë objektin e Qeverisë së RKS-së”, thuhet në njoftimin e radhës për media të Policisë së Kosovës.

“Edhe pse rreth orës 16:00, protesta është dashur të përfundojë, organizatorët e protestës nuk kanë kërkuar që të shpërndahen edhe ai numër i vogël i protestuesve të cilët kanë vazhduar të qëndrojnë dhe në mënyrë të dhunshme të hedhin gjësende të ndryshme, duke përfshirë gurë e kubëza të ndryshme në drejtim të objektit të Qeverisë së RKS-së”, thuhet më tej në këtë njoftim.

Pas veprimeve të dhunshme, njësitet policore janë detyruar të intervenojnë për të larguar protestuesit të cilët kanë vazhduar të dëmtojnë/thyejnë lokale biznese dhe PK-ja deri më tani, PK njofton se ka ndaluar tre protestues të dhunshëm.

Policia e Kosovës i siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të vazhdojë t’i përmbushë objektivat e saja ligjore, duke ju ofruar siguri të gjithë qytetarëve, pronave të tyre private dhe atyre publike.

“Vlen të theksohet se, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me dezinformacionet e publikuara nga përfaqësues të subjektit politik Vetëvendosje, se kinse Policia ka inskenuar një aksident trafiku në afërsi të Komoranit, ky lajm është i pavërtetë dhe nuk qëndron si i tillë”, thekson Policia e Kosovës.

“Njësitet relevante policore kanë pranuar informacionin se rreth orës 11:55, në fshatin Sllatinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese dhe si pasojë e aksidentit është lënduar një person me inicialet (B.F.) nga fsh. Peqan të Komunës së Suharekës”.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të kryer procedurat ligjore dhe gjatë kësaj kohe përderisa rruga përkohësisht ka qenë e bllokuar për qarkullim, njësitet policore kanë ri-orientuar trafikun në një rrugë alternative për rreth restauruan Aviano, me qëllim të qarkullimit normal të trafikut”.

“Pas përfundimit të vend shikimit të vendit të ngjarjes dhe largimit të mjeteve të përfshira në aksident, menjëherë është liruar rruga për qarkullim”.

Policia e Kosovës vazhdon me implementimin e planit operacional policor. /koha/

ME TE LEXUARAT