Përplasja mes bandave në Tiranë, Didi: S`jam as hetues, as prokuror

Aktualitet

didi-shkoderDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi nuk ka dashur te komentoje asgjë në lidhje me hetimet për përplasjen mes bandave, në kryeqytet, ngjarje të cilat sollën vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 4 të tjerëve.

“Unë jam Drejtor i Përgjithshëm, nuk jam as drejtor i grupit hetimor, as prokuror. Hetuesit mund të flasin për këtë çështje. Unë nuk jam as hetues as prokuror”, tha Didi për mediat.

Te dhenat hetimore tregojne se dy atentatet, njëri ndaj Emiljano Shullazit dhe tjetri ndaj miqve të tij, janë të lidhura me njëri-tjetrin, ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shullazi pasi është marrë në pyetje nga policia, është lënë i lirë, pasi nuk është vërtetuar që të ketë pasur armë me vete në makinë.

ATENTATI NE TIRANE

I VRARË

• Arjanit Sterjo, 42 vjeç

TË PLAGOSUR

• Pajtim Serjani, 32 vjeç

• Roland Meta, 37 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale

• Emiljano Shullazi, 36 vjeç

• Gilmando Dani, 36 vjeç

TË PRANISHËM NË ATENTAT

• Denis Ramani, 28 vjeç

• Ditmir Reçi, 33 vjeç

ME TE LEXUARAT