Përfundon protesta e Vetëvendosjes kundër ministrit serb

Kosovë&Rajon

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë kundër ministrit serb, Aleksandar Jabllanoviq, ka përfunduar e qetë.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë Jabllanoviqin, i cili, ditë më parë, i ka quajtur “egërsira” nënat protestuese të Gjakovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Qytetarët e Gjakovës sot nuk protestuan për të kërkuar kërkimfalje, por për të kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Jabllanoviq dhe për ta shpallur atë person non grata.

Nëse Isa Mustafa nuk e ka guximin ta bëjë një gjë të tillë, atëherë lë të shkojë edhe ai bashkë me Jabllanoviqin”, ka thënë koordinatori i qendrës së Vetëvendosjes në Gjakovë, Driton Çaushi.

ME TE LEXUARAT