PD: Rama gjelbëron rrugën për tek shtëpia e tij me paratë e buxhetit

Politikë

shtepia-rama-surrelDuke folur me banesen e re te kryeministrit Rama ne sfond  demokratët kanë denoncuar një tjetër abuzim, sipas tyre me fondet publike dhe taksat e shqiptarëve, për luksin personal.

Partisa Demokratike tha sot se me një vendim qeverie të muajit nëntor është nisur projekti për gjelbërimin e rrugës anësore të Surrelit dhe ky vendim, për partinë më të madhe të opozitës, është marrë për t’i paraprirë jetesës në këtë banesë të kryeministrit.

“Me vendimin numër 17, datë 19 nëntor 2014, kryeministri dhe qeveria kanë dhënë 429 milionë lekë për gjelbërimin anësor të rrugës së Surrelit, ku është edhe shtëpia e kryeministrit. Meqenëse kryeministri do të hynte në janar në shtëpinë e re, në nëntor ka sjellë 429 mln lekë për gjelbërim”, u shpreh Ervin Salianji, departamenti për të Drejtat e Njeriut, PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për demokratët, kjo është Shqipëria paralele që po ndërtojnë kryeministri dhe ministra të kabinetit të tij, hapësira luksi për veten dhe mjerim për shqiptarët, duke abuzuar rëndë me paratë e buxhetit, shtojnë demokratët në këtë denoncim.

ME TE LEXUARAT