OSHEE: Asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike deri në verifikimin përfundimtar të ankesës

Aktualitet

osheeOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), përmes kësaj komunikate kërkon të njoftojë të gjithë abonentët që pretendojnë se kanë kryer likujdimin e faturës së energjisë elektrike, por që në sistemin e pagesës figurojnë debitorë, të paraqesin pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK) dokumentacionin e nevojshëm që provon këtë fakt (librezën e vulosur dhe me firmë, mandat arkëtimin, kuponin tatimor).

OSHEE thekson se nuk aplikohet asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike për rastin e mësipërm deri në verifikimin përfundimtar të ankesës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi. Asnjë abonenti nuk i është kërkuar dhe as nuk i kërkohet që të paguajë dy herë për fatura që pretendon se janë të likujduara më parë.

Kompania po merr masa për zgjerimin e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, duke hapur rreth 28 pika të reja, me orare të zgjatura, edhe në fundjave, në shërbim të abonentëve.

 

ME TE LEXUARAT