Nikoliç: Kushti për Serbinë në BE nuk duhet të jetë Kosova

Kosovë&Rajon

nikolicPresidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka theksuar se kushti për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të jetë heqje dorë nga Kosova. “Pozicioni im është i qartë dhe absolutisht i pandryshuar-ne duhet të jemi në BE, ndërsa në Union duhet të hyjmë me krenari. Pozicioni im rreth ndonjë kushtëzimi për hyrje në BE nuk duhet të jetë heqje dorë nga Kosova, është edhe jeta ime, ndërsa kjo nuk do të ndryshohet. Kjo është e qartë edhe për BE-në, pasi që edhe ata gjatë gjithë kohës nga ne nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë”, ka deklaruar Nikoliq për mediat serbe.

Sipas tij, megjithatë, qëndrimi i ri i Komisionit Evropian është shumë i ashpër, i hapur në lidhje me kërkesat e tyre. “Në të vërtetë, tani na thonë – ne nga ju nuk kërkojmë njohjen e pavarësisë së Kosovës, por na thonë atë që kishte thënë dy vjet më parë Parlamenti i Gjermanisë - që të bëheni anëtar i BE-së do të duhet të na sillni një kontratë të nënshkruar të fqinjësisë së mirë me Kosovën, në të cilën do të duhen të përcaktohen të gjitha marrëdhëniet tuaja me këtë vend”, ka theksuar Nikoliq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nikoliq ka thënë se kjo është "thikë me dy tehe". “Nëse Prishtina nuk do ta nënshkruajë kontratën, atëherë kur do të bëhemi anëtar i BE-së. Rrjedh pyetja pse nuk do të dëshirojnë ta nënshkruajnë një marrëveshje, sepse ne nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Nikoliq, duke shtuar se "kështu po sillemi në vend", ka deklaruar presidenti serb. RTK

ME TE LEXUARAT