Nëntë të vrarë nga shpërthimet në Ukrainë

Bota

ukrainee15Seperatistët pro-rusë dhe mediat ruse, raportojnë se së paku pesë njerëz janë vrarë si rezultat i një shpërthimi që ka ngjarë sot në mëngjes në një stacion të transportit publik në Donjeck të Ukrainës, qytet i kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, e ka cituar njërin nga liderët e vetshpallur të Donjeckut, Eduard Basurin, të ketë thënë se nëntë persona janë vrarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zyrtar tjetër është cituar të ketë njoftuar për pesë persona të vrarë. Kanali shtetëror rus, Rossia-24, bën me dije se trëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i sotëm.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet por disa rarporte bëjnë me dije se një predhë e ka goditur një tramvaj apo një autobus.

Më shumë se 4 mijë e 800 persona janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit në muajin prill të vitit të kaluar.

ME TE LEXUARAT