Nëna shet fëmijën e porsalindur për 7 mijë dollarë

Bota

foshnjaaaNjë nënë në Kinën qendrore akuzohet për shitjen e foshnjës së saj të porsalindur në këmbim të 7000 dollarëve.

Lajmi është bërë me dije nga media shtetërore, në vazhdën e rasteve shokuese që hedhin dritë mbi tregtinë e paligjshme të fëmijëve në vend.

Gruaja 30-vjeçare, me mbiemër Huang, akuzohet se ka arritur marrëveshje me një mjeke obstetrike të identifikuar si Yang, në qarkun Xinxiang të provincës Henan, për të shitur foshnjën e seksit mashkull, sipas detajeve të publikuara në të përditshmen ligjore të njoftimeve të Prokurorisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Yang ia shiti djalin e porsalindur një çifti në të njëjtin qark për 42 mijë juanë, e më pas i dha 35 mijë juanë nënës Huang, duke mbajtur 7 mijë juanë për vete, thuhet në raport.

Çështja është bërë e njohur gjatë gushtit të vitit të kaluar, pasi gjyshja e foshnjës njoftoi policinë.

Gjyshja tha se Huang ishte larguar nga fshati për të shkuar në shtëpinë e prindërve të saj, pasi kishte pasur disa mosmarrëveshje konfliktuale me të shoqin. Kur Huang ishte kthyer dy javë më vonë, ajo u kishte thënë familjarëve të të shoqit se djali kishte ndërruar jetë, por gjyshja kishte pasur dyshimet e saj, pasi kunata nuk dukej aspak e shqetësuar dhe e mërzitur. Më pas, një i afërm zbuloi se djali ishte shitur.

ME TE LEXUARAT