Modelja kryen 110 ndërhyrje plastike për të rregulluar fytyrën

Soft

modelja15Kjo që shihni në foto quhet Katie Piper, dikur një modele dhe prezantuese nga Britania e Madhe, jeta e së cilës ndryshoi totalisht kur i fejuari i hodhi acid në fytyrë nga xhelozia.

Tete vite më vonë, 31 – vjeçarja ka sërish një pamje të bukur dhe tërheqëse, që i ka kushtuar jo pak por plot 110 ndërhyrje kirurgjikale.

Pavarësisht ndërhyrjeve të shumta ajo ka ende shenja në fytyrë por Katie thotë se nuk mërzitet më për këtë fakt por është krenare që mundi t’i mbijetonte sulmit me acid.

Duke folur për DailyMail ajo shpjegon: “Kur dal përpara pasqyrës shenjat që kam nuk më mërzisin më. Ato thjeshtë më kujtojnë se jam më e fortë se njeriu që u përpoq të më lëndonte”.

ME TE LEXUARAT