Ministri Tahiri shkon në laboratorin e kokainës të ngritur në Elbasan

Aktualitet

saimir-tahiri2014Pas superaksionit ku u sekuestrua një sasi rekord kokaine, ministri Tahiri shkoi sot në mesditë  në Xibrakë për të parë nga afër laboratorin ku përpunohej kokaina, dhe që konsiderohet një nga laboratorët më të mëdhenjtë në ballkan.

Ndalesa e parë e ministrit të Brendshëm ka qenë Policia e Elbasanit ku është bërë analiza e një vit pune të bluve të këtij qarku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas Tahiri shkoi në Labinot Fushë, aty ku u zbulua laboratori i kokainës, një vend që për të mbuluar destinacionin e vërtet përdorej si vendgrumbullim për bimë medicinale.

Aksioni i policisë i koduar Xibraku pas muajsh hetimesh u finalizua me 11 të arrestuar dhe sekuestrimin e gati 100 kg kokainë.

Grupi kishte shtrirje ndërkombëtar nga Amerika Latine në Ballkan me destinacion Europën Perëndimore.

Laboratori sot është nën masa të rrepta sigurie dhe ruhet nga policë.

Te arrestuarit e operacionit

1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.

2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues ne Tirane, .

3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .

4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .

5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .

6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.

7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.

8. Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi

9. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .

10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.

11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

Cfare u sekuestrua 

Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.

” 77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.

” 19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotikekokaine.

” 359.400 Euro.

” 2.769.000 lek të reja.

” 4150 Dollare Amerikan.

” Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.

” Nje arme zjarri automatik model 56.

” Nje arme zjarri Revolver me mulli.

” Një armë zjarri e tipit pistoletë me caliber 9 mm.

” Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.

” 174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.

” 50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.

” Katër automjete të tipeve të ndryshme.

” Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.

” Një peshore elektronike.

” 25 aparate telefoni celulare.

” Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.

” Jane sekuestruar edhe dy automjete.

Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.

Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike

Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

ME TE LEXUARAT