Meta: Marshimi në Paris, tregues i triumfit kundër terrorizmit

Politikë

metaKryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë ku u takua me Ambasadorin, Bernard Fitoussi, për t’i shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike të ndodhur në Paris, Francë.

Pasi nënshkroi një mesazh ngushëllimi në Librin e Ngushëllimeve, kryetari i Kuvendit në një prononcim për mediat tha se marshimi i zhvilluar dje në Paris ishte tregues i qartë i triumfit kundër terrorizmit.

“Shpreh edhe njëherë tjetër këtu në Ambasadën franceze besimin më të plotë se Franca e lirisë, Franca e të drejtave të njeriut, Franca e shpresës, do të triumfojë dhe mendoj se marshimi i djeshëm në Paris ishte tregues i qartë i këtij triumfi kundër terrorizmit, frikës dhe pasigurisë që ai kërkon të mbjellë dhe të shpërndajë në Europë”, u shpreh Meta.

Ky triumf, vijoi ai, i ka rrënjët jo vetëm në historinë dhe traditën e shkëlqyer dhe mjaft frymëzuese të popullit francez, por njëkohësisht edhe tek ai solidaritet i jashtëzakonshëm ndërkombëtar që u shfaq dje në Paris dhe ku Shqipëria ndodhet gjithmonë në vijën e parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeparlamentari shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë komuniteteve tona fetare në marshimin e djeshëm në Paris, i cili tha ai, tregon qartë se Shqipëria vazhdon dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer i harmonisë dhe i mirëkuptimit midis komuniteteve të ndryshme fetare, duke treguar kështu një shembull të shkëlqyer të tolerancës.

ME TE LEXUARAT