Lugina pret zgjidhjen e problemeve nga Prishtina dhe Beogradi

Kosovë&Rajon

luginaPërfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zgjidhjen e problemeve të shumta të tyre e shohin në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Deputeti popullor në Parlamentin Republikan të Serbisë, RizaHalimi, e ka quajtur të domosdoshme përfshirjen e problemeve të shqiptarëve në këtë proces, në mënyrë që të arrihet një stabilitet i përgjithshëm.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, konsideron se kërkimi i standardeve të njëjta për pakicat në rajon është një pikë që mund të mbështetet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht kërkesave të shumta që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd, deri më tani një gjë e tillë nuk është arritur.

Megjithëkëtë, përfaqësuesit politikë në Luginë vazhdojnë të jenë optimistë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, qoftë përmes dialogut Kosovë-Serbi, apo edhe përmes vazhdimit të dialogut të ndërprerë mes shqiptarëve atje dhe qeveritarëve të Beogradit. RTK

ME TE LEXUARAT