Laboratori në Elbasan, kokaina hynte në Shqipëri e shkrirë në rroba fëmijësh

Aktualitet

laboratoriiiKokaina qe perpunohej ne laboratorin e droges ne Elbasan, hynte ne Shqiperi e shkrire ne rroba femijesh qe vinin nga Turqia. Nente personat e arrestuar kishin krijuar nje kompani tregtare ishte ngritur enkas per te bere kete trafik qe kishte si destinacion laboratorin e Xibrakes.

Pas kesaj 2 kolumbianet punonin per te nxjerre ekstraktin e kokaines se paster. Sic eshte e qarte tashme, per te gjithe kete proces punonin Cezar Avila dhe Valther Moreno te cilet benin perzierjen e lendes narkotike, ne menyre qe sasia per t’u shitur dhe fitimi te ishte akoma me i madh.

Sipas burimeve nga prokuroria e krimeve te renda, mesohet se kompania e rrobave kryente itinerarin Turqi-Bullgari-Maqedoni dhe me pas ne Shqiperi. Sipas te dhenave me tre dërgesa, e gjithe sasia ka hyrë në Shqipëri. Por origjina e dergeses sipas hetuesve eshte Amerika Latine.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nje person me emrin Genci Xhixha mendohet se eshte edhe personi qe siguronte kokainen dhe qe jeton prej vitesh ne Kube. Ai eshte shpallur ne kerkim nga prokuroria për krime të renda dhe eshte pjese e kontakteve me Gentjan Gjonaj dhe dy vëllezërit nga Elbasani, Arjan dhe Klement Dalipi.

Sasia e sjellë, sipas informacioneve të ardhur nga autoritet gjermane kap një peshe prej 100 kg kokaninë e përzier e cila më pas do të nxirrej në tregun perendimor nëpërmjet portit të Durrësit. Kalimi drejt Italise ishte planifikuar te behej me ane ten je kompanie qe merrej me eksportin e mineraleve.

Emri i kompanise mbahet i fshehte nga prokuroret e krimeve te renda. Dyshohet se sasia e bllokuar në makinën e Saimir Batkut prej 19 kg kokainë dhe parat prej rreth 300 mijë euro, ishin nisur drejt Durrësit për të vendosur në një nga kontenierët që transportonte minerale për ta dërguar në Itali. Ndërhyrja e policisë ka bërë arrestimin dhe bllokimin e sasisë së drogës si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e laboratorit në Xibrakë.

Sipas të dhënave të dosjes, mësohet se gjermanët prej kohësh po ndiqnin nej tjeter antar te ketij grupi kriminal Ilir Hysenin. Prokurorët tashmë kanë dorëzuar kërkesën në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 9 të dyshuarit e akuzuar si pjesë e “grupit të strukturuar kriminal” me qëllim trafikun e lëndës narkotike.

Nga ana tjetër me urdhë rtë prokurorisë janë liruar Fatmir Hoxha dhe Egest Dankësi, si të papërfshirë në këtë linjë trafiku që mendohet se ka edhe shumë persona të tjerë të implikuar.

ME TE LEXUARAT