Laboratori i kokainës, Genci Xhixha nën vëzhgim prej vitit 2011

Aktualitet

xhixhaGenci Xhixha miku i Emal Hoxhës, i shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se është edhe ai pjesë e bandës së narko-trafikut të zbuluar javës që shkoi, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe institucionet ligj-zbatuese në Shqipëri. Në vitin 2011 Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Ministrisë së Financave, kishte depozituar në Prokurori një raport ku flitej për shuma të mëdha parash që levizeshin nga veprimet bankare të 38 – vjeçarit Xhixha.

Që prej asaj kohe, ai është mbajtur në vezhgim, por deri tek vendimi për shpalljen në kërkim, është dashur përmendja e emrit të tij në telefonatat e përgjuara nga hetuesit e Krimeve të Rënda si dhe veprimet të tjera bankare nga dy prej të arrestuarëve të Elbasanit në llogaritë e Xhixhos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Genci Xhixho jeton prej vitesh në Kubë dhe fakti që është shpallur në kërkim policor nuk do të thotë se ai po kërkohet nga INTERPOL, pasi ky institucion hyn në veprim vetëm pas një vendimi gjyqësor që mund të vendosë për fajësinë e tij.

Në kërkim policor është shpallur edhe shqiptarja me pasaportë gjermane, Pranvera Ebeling, e cila ishte planifikuar të bënte punën e korrierit të drogës nga Shqipëria në Gjermani. Por që deri tani nuk është gjetur as nga policia shqiptare as nga ajo gjermane ku ështe rezidente prej vitesh.

Grupi hetimor i kësaj çështje është shtuar në tre prokurorë për shkak të volumit të hetimeve dhe rëndësisë që kanë ato. Një tjetër element që pritet të zbardhet dhe të japë të dhëna të rëndësishme është përfundimi i ekspertizës së substancave të gjetura në 50 fuçitë 200 kilogramëshe të gjetura në magazinë e Xibrakës.

Këto fuçi janë sërish brenda magazinës së drogës në fshatin e Elbasanit, ndaj për këtë arsye Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar izolimin dhe shtimin e masave të ruatjes aty, duke mos lejuar asnjë të hyjë përveç hetuesëve.

Hetuesit gjermanë kanë marrë me vete substancë nga lënda e gjetur në këto fuçi, per ti bere analizat perkatese edhe ata në Gjermani dhe më pas t’ia referojnë palës shqiptare ashtu si edhe ndonjë element tjetër shtesë nga hetimet që po bëjnë në Gjermani.

Përsa i përket kontratës se qerasë të paraqitur dje nga vëllezerit Dalipi, ku pretendohet se i janë dhënë shtetasit Aleksandër Nasufi, mendohet që është thjeshtë formale për të humbur gjurmët e aktivitetit kriminal, por që gjithsesi nuk do të lihet pa u hetuar.

Për grupin hetimor provat e gjetura për secilin nga të arrestuarit janë bindëse, por hetimet e mëtejshme mund të sjellin të reja interesante në lidhje me aktivitetin e tyre të trafikut të drogës së kokainës. TVKLAN

ME TE LEXUARAT