Kurti: Mustafa të shkarkojë Jabllanoviçin ose të japë dorëheqjen

Kosovë&Rajon

albin-kurti14Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se një Qeveri që nuk i ka punët mirë më minatorët dh studentët nuk e ka jetën e gjatë. Ai ka kërkuar nga kryeministri Mustafa që ta shkarkojë Jabllanoviqin, ose vetë të japë dorëheqje.

“Në qoftë se Isa Mustafa nuk i kërkon dorëheqjen Jabllanoviqit, atëherë ne përkojmë dorëheqjen e Mustafës”, tha Kurti, duke shtuar se “jemi mbledhur ta mbrojmë Trepçën, sepse ajo është e jona e jo e Serbisë’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në Trepçë ka nisur shkatërrimi i Jugosllavisë, aty do të nis bashkimi i Kosovës”, tha ai, duke shtuar se me ligjin që është nxjerr në Kuvend Serbia e fiton Trepçen”.

"Kur populli del nga shtëpia, qeveria duhet të shkojë në shtëpi", tha Kurti.

ME TE LEXUARAT