Kosovë, këtë javë pritet emërimi i zv.ministrave

Kosovë&Rajon

qeveria-kosoveU bënë gati një muaj qëkur është zgjedhur qeveria e re në krye me Isa Mustafën, por ende nuk janë emëruar zëvendësministrat.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka bërë me dije se brenda kësaj partie është diskutuar për çështjen e zëvendësministrave, por ende nuk kanë vendosur për emrat e tyre. Ai ka thënë se këtë jave pritet të vendoset në parti për emrat e zëvendësministrave. Edhe në PDK jozyrtarisht thonë se brenda kësaj jave do të dalin me emrat e zëvendësministrave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurse analisti politik Artan Muhaxhiri ka thënë se janë krejtësisht të paarsyeshme vonesat për emërimin e zëvendësministrave.

“Kjo vonesë është krejtësisht e paarsyeshme sepse nga e kaluara dihet se zëvendësministrat nuk kanë ndonjë peshë të madhe vendimmarrëse, pasi postet e tilla shërbejnë vetëm për sistematizimin e individëve të partisë. Prandaj, kjo vonesë më duket absurde sepse deri tani është dashur që ky proces të përfundojë”, është shprehur Muhaxhiri.

ME TE LEXUARAT