Kosova, Bosnja e Sanxhaku rrezik potencial i terrorizmit

Kosovë&Rajon

Policia-KosovesEkspertët evropianë identifkojnë Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën si dhe rajonin e Sanxhakut si potencial të rrezikut terrorist.

Sipas vlerësimeve të tyre nga këto zona supozohet se vjen një numër i madh i të rinjve të radikalizuar të cilët kanë vendosur t’iu bashkohen luftërave Siri dhe Irak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkimi Evropian po bashkëpunon për së afërmi me përfaqësuesit e shteteve të rajonit dhe atë në të gjitha nivelet përfshirë atë ministrorë si dhe të shërbimeve të sigurimit. Në këtë kuadër, zyrtarët evropianë konfirmojnë se po zhvillohen edhe vizita të ekspertëve të Brukselit në rajon me qëllim të shtimit të aktiviteteve në parandalimin dhe zbulimin e terroristëve që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve si në BE ashtu edhe në Ballkan.

Një zyrtar evropian i ngarkuar në çështje anti-terrorizmi ka deklaruar se Ballkani nuk mund të jetë imun ndaj terrorizmit, raporton RTK.

“Ka zona ku është në rritje radikalizimi fetarë, kur për vote kanë vepruar disa imamë ekstremë dhe radikalë. Ndërkohë vlerësohet se 500 të rinj nga rajoni janë rekrutuar dhe kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak. Ata janë kryesisht nga Bosnja apo Kosova”, ka deklaruar ky zyrtar.

ME TE LEXUARAT