Kinezi paguan makinën fringo të re me qese qindarkash

Soft

makina-qindarkaNjë shtetas kinez vendosi të blinte me para’ në dorë një makinë me vlerë rreth 7 mijë dollarë, por pagesën e bëri të gjithën me qindarka duke dorëzuar një çantë të madhe te shitësi i habitur.

“Më kishte paralajmëruar që do të paguante me prerje të vogla, por mendova se do të ishin kartëmonedha. Kurrë nuk ma merrte mendja se do të paguante me qindarka”, tha shitësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Blerësi nga provinca e Hebeit tha se monedhat i kishte mbledhur nga biznesi i tij privat.

‘Metro’ shkruan se çanta e mbushur me monedha peshonte 150 kg dhe 8 persona u morën me numërimin e tyre gjatë një pasditeje të tërë.

ME TE LEXUARAT