Justin Bieber kërkon falje publike

Showbiz

justin-bieberJustin Bieber ndoshta në çaste reflektimi , veçanërisht pas një episodi për emisionin më të ndjekur në SHBA, atë të Ellen Degeneres, i ka kërkuar falje publike fansave të tij.

Motivi pse e ka bërë këtë gjë është ende i paditur por një gjë është e sigurt; fjalët janë nga zemra. Në këtë video të natyrës “mea culpa” të publikuar të mërkurën në mbrëmje vonë, ai ka thënë se ndihet keq për sjelljen e vet që prej një viti e gjysmë ndoshta prej arroganti dhe ka premtuar ndryshim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë konfesim publik Justin thotë: “Nuk jam tipi që nuk më bëhet vonë se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Kam dhënë impresionin e gabuar”. Pas këtij reflektimi mesazhet e suportit për Bieber kanë vërshuar lumë veçanërisht nga Beliebers-at.

ME TE LEXUARAT