Italia dëbon shqiptarin e Kosovës që donte t’i bashkohej ISIS-it

Bota

aeroportiItalia dëboi një 22-vjeçar nga Kosova, si të dyshuar për terrorizëm. Resim Kastrati, me pseudonim Obeidullah, u dëbua pasi ministri i Brendshëm Angelino Alfano, nënshkroi dekretin e dëbimit.

Ai jetonte në Cremona dhe sipas raporteve kishte kërcënuar në rrjetet sociale për masakrën e “Charlie Hebdo”, duke thënë se ishte i gatshëm për akte ekstreme për të mbrojtur figurën e Muhamedit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kastrati ishte i gatshëm të ndërmerrte një udhëtim për në Siri, për t'u bashkuar me ISIS, raportojnë medie nga shqiptare.

Një shtetas shqiptar është arrestuar si i dyshuar për terrorizëm. 30-vjeçari shqiptar u vu në pranga në aeroportin në Catania, për posedim të dokumenteve të falsifikuara.

Por duket se shtetasi shqiptar ka qenë në vëzhgim prej kohësh të policisë italiane.

Ai ishte denoncuar edhe më 13 janar në Malpensa për të njëjtën arsye, për posedim të dokumenteve të rreme, me të cilat donte të udhëtonte për në Londër.

ME TE LEXUARAT