Identifikohen 18 viktima nga “Norman Atlantic”, mes tyre 2 shoferë italianë

Aktualitet

trageti-norman-atlanticShkon në 18 numri i personave të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet ende, që pas djegies së anijes “Norman Atlantic” më 28 dhjetor të 2014-ës.

16 pasagjerë dhe 2 emigrantë të paligjshëm rezultojnë të zhdukur, sipas Prokurorisë së Barit. Më herët organi i hetimeve deklaroi se flitej për 15 persona për të cilët nuk dihej asgjë, ndërkohë që deri më tani janë zbuluar 9 viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mesin e 16 pasagjerëve besohet se janë zhdukur dy shoferët italianë, të identifikuar si Carmine Balzano nga Napoli dhe Giuseppe Mancuso nga Messina.

Nga djegia e anijes në brigjet shqiptare, e zhdukur rezulton edhe nëna e viktimës 15-vjeçare, Racha Charif, me leje qëndrimi në Gjermani, e dyshuar me origjinë shqiptare. Po ashtu i zhdukur rezulton edhe i dashuri i viktimës turke Havise Savas, ndërsa dymbëdhjetë të zhdukurit e tjerë mësohet se janë shtetas grekë dhe turq.

Sipas hetuesve të Barit dy klandestinët e humbur rezultojnë të jenë nga Siria, pas telefonatave të marra nga familjarët e dy personave, të cilët raportuan se të afërmit e tyre ndodheshin në bordin e tragetit italian në mënyrë të jashtëligjshme.

Në bordin e Norman Atlantikut në këtë mënyrë sipas Prokurorisë së Barit, ishin më shumë se 499 persona, sipas listës së dorëzuar (478 është kapaciteti i tragetit italiane, duke shtuar 18 persona mbi normat e lejuara, si dhe 3 klandestinë), nga të cilët arritën të shpëtonin 477 persona, ndërsa 9 kanë humbur jetën.

ME TE LEXUARAT