I digjet makina Fjolla Morinës (Foto)

Showbiz

fjollaNë rrugën “Shaban Polluzha” të kryeqytetit, sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur një makinë e tipit BMW.

Veç dëmeve materiale, mësohet se nuk ka pasur të lënduar në këtë rast.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve jozyrtare, merret vesh se makina e djegur është e këngëtares, Fjolla Morina.

Sipas dëshmitarëve, mësohet se Fjolla i ka thënë policisë se “e di kush e ma ka djegur makinën”, pasi sipas saj, ajo është kërcënuar më parë nga një person.

Në vend të ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila është duke mbledhur të dhëna në lidhje me rastin.

ME TE LEXUARAT