Vlorë, hyjnë për të grabitur në banesë, autorët me maska plagosin dy vëllezër

Aktualitet

policia-vloreDy vëllezër kanë mbetur te plagosur me armë naten e kaluar ne Vlore. Ata jane qelluar nga dy persona që hynë për të grabitur në banesën e te demtuarve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës në familjen Torraj gjatë orëve të mbrëmjes.

Policia ka thene se dy persona të armatosur dhe me maska  hynë në banesën e vellezerve për të grabitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Plani i tyre deshtoi pasi kryefamiljarët, dy vëllezërit Dane dhe Resmi Torraj kanë ndjerë dy autorët. Gjatë përleshjes autorët kanë qëlluar me armë duke plagosur dy vëllezërit Torraj.

Ata  ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas sulmit, autorët kanë arritur të largohen nga banesa, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është mësuar.

ME TE LEXUARAT